Lopetegui: Skuadra ka ekuilibër, Superkupa ka rëndësi për ne

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka folur para ndeshjes me Juventusin në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri. Numri 1 i stolit të “galaktikëve” e ka theksuar se për të rëndësi ka vetëm ndeshja e Superkupës, duke i kaluar në plan të dytë rezultatet gjatë turit në Amerikë.

Përgatitjet? “Po punojmë shumë, siç është normale në këtë periudhë të vitit. Nga intensiteti i madh kemi dhe lodhje, por po përgatitemi si fizikisht ashtu dhe taktikisht, duke forcuar lojën në grup. Po punojmë çdo ditë dhe jam i kënaqur që skuadra ka arritur një ekuilibër, që është shumë pozitiv. Disa lojtarë janë afruar këtë merkato dhe ne po mundohemi që t’ua bëjmë sa më të lehtë përshtatjen”.

Humbja me Mançester Junajtid? “Skuadra u paraqit mirë në ndeshjen e parë me Junajtid, pavarësisht se duhet të veçojmë që ne dhe ata kishim diferenca sa i përket përgatitjeve. Ekipi në pjesën e dytë tregoi shumë personalitet dhe bëri një lojë të mirë. U përpoqëm që të tregonim kualitetin tonë në fushë”.

Ndeshja me Juventusin? “Ne do të përballemi me një skuadër që ka shumë cilësi në sulm dhe do të përpiqemi që të bëjmë lojën tonë, për të treguar se jemi rritur nga takimi i parë. Synimi është të konsolidojmë grupin dhe të jemi gati për ndeshjen e Superkupës, që është dhe objektivi ynë në këtë fillim të sezonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online