Lopetegui: Nuk më shkarkoi Perezi! Vinisius? Sezoni zgjat dhjetë muaj…

Julen Lopetegui ishte trajner i Spanjës deri pak ditë përpara se të niste Kupa e Botës Rusi 2018. Me datë 12 qershor të vitit të kaluar u bë publik lajmi i firmosjes së tij me Realin e Madridit për tre vite, por kjo gjë nuk i pëlqeu Federatës iberike, që e shkarkoi trajnerin pas një dite.

52-vjeçari nuk i provoi emocionet e Botërorit dhe nisi aventurën me kampionët e Europës. Eksperienca në krye të Realit nuk nisi mirë. Finalja e Superkupës së Europës përballë Atletikos së Madridit u humb dhe nisën të fillonin kritikat. Paraqitje të dobëta, rezultate zhgënjyese për t’u shkarkuar me 28 tetor pas humbjes 5-1 kundër Barcelonës.

Trajneri është rikthyer të flasë për “El Partidazo”, aty ku flet për dopio shkarkimet, mungesën e komunikimit me presidentin Perez, raportet me lojtarët e ekipit dhe Vinisius Zhunior, brazilianin e talentuar të Realit.

SHKARKIMET – “Nuk kam mbetur i lënduar. Ky profesion kërkon që të jesh i përgatitur për gjithçka. Kjo është pjesë e jetës së një trajneri. Jam i kënaqur me punën e bërë me kombëtaren, por lamtumira në atë moment në Rusi nuk ishte diçka normale. Mendova që ta paralajmëroja Federatën, në mënyrë që të mos mbaja sekrete. Objektivi im ishte që të isha pjesë e Botërorit dhe ta fitoja atë. Shkarkimi nga Reali? Do i jem gjithmonë mirënjohës presidentit për mundësinë që më dha. Nuk kam folur me Florentino Perezin, mua më shkarkoi Hoze Angel Sançez. Nuk kam folur me presidentin atë periudhë dhe kurrë më.”

VINISIUS – “Me Sergio Ramosin kisha një marrëdhënie shumë të mirë profesionale, por në përgjithësi kisha një raport të mirë me gjithë skuadrën. Vinisius ishte në një periudhë përshtatje. Faktori kohë ishte shumë i rëndësishëm. Ai ishte gati për të luajtur, por sezonet zgjasin dhjetë muaj dhe jo një muaj e gjysmë. Sigurisht që do ta kisha aktivizuar në vijim. Vinisius do të ketë një të ardhme fantastike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online