Reagimi i Sarrit: Jam takuar me Baldinin? Idiotësi, ai është në Afrikë!

Çelsi fitoi pastër 3-0 kundër Malmos në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës dhe u kualifikua në raundin e 1/8 të këtij kompeticioni. Në mediat italiane qarkulloi lajmi se Mauricio Sarrit i është ofruar pankina e Romës për në sezonin e ri dhe se Franko Baldini, këshilltari i presidenti Palota, ishte takuar në Londër me trajnerin e Çelsit.

Sarri ka folur rreth kësaj teme pas fitores kundër Malmos, duke mohuar këtë lajm. Ai nuk është takuar me Baldinin, i cili ndodhet në Afrikën e Jugut. Trajneri italian është nën kontratë me “Blutë e Londrës”, kështu që nuk mund të bisedojë me askënd tjetër për të ardhmen e tij. Synimi i tij i vetëm është fitorja e finales së kupës Carabao kundër Mançester Sitit, që do të zhvillohet ditën e diele, në orën 17:30.

Është e pamundur, unë kam një kontratë me Çelsin dhe për sezonin tjetër dhe nuk mund të takohem me askënd. Baldini ka qenë në Afrikën e Jugut herën e fundit kur kemi folur bashkë dhe mendoj se është akoma atje, kështu që është e pamundur që të jem takuar me të. I gjithë lajmi i dalë është një idiotësi. Finalja me Sitin? Po mendojmë prej dy javësh për atë ndeshje”, përfundon Mauricio Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online