Lopetegi: “Merkato ende e hapur. Bejl do ndryshojë pozicion. Porta, problem i mrekullueshëm”

Trajneri i Realit të Madridit, Julen Lopetegi, debutoi me fitore në Bernabeu, me triumfin 3-1 ndaj Milanit.

Pas ndeshjes Lopetegi nuk e fshehu emocionin për debutimin përballë tifozëve të rinj dhe ndërkohë preku tema të ndryshme në lidhje me lojtarët, ndryshimet dhe merkaton.

“Debutimi? Emocion i veçantë, sidomos si trajner. Ishte një pamje mahnitëse nga stoli, por kur nis ndeshja emocionet lihen mënjanë.

“Skuadra, e kompletuar? Të shohim, deri në fund të muajit do vazhdojmë duke parë mundësitë që mund të shfaqen. Ndoshta do të veprojmë sërish.

“Bejl? Nuk dua të flas për të shkuarën. Ai që kam takuar unë është i lumtur dhe i përkushtuar. Do t’i ndryshojmë pozicion në fushë, po stërvitet mirë dhe është ende fillimi.

“Benzema? Është në formë optimale, luan për skuadrën dhe jep kontribut të çmuar edh e pa shënuar. Jam i lumtur që gjeti golin, natyrisht, sepse për një sulmues goli është gjithçka në aspektin psikologjik.

“Kurtua e Kejlor Navas? Nuk është aspak problem, është një problem i mrekullueshëm për mua.  Në çdo rol ka konkurrencë të ashpër, edhe porta duhet të ketë dy portierë klasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online