Çezena “piketon” ish-portierin e Teutës

0

Është shtuar ndjeshëm numri i lojtarëve shqiptarë që kërkojnë të provojnë veten jashtë vendit. Para pak kohësh Hajduku i Splitit i dërgoi një ftesë portierit Arlis Shala, i cili ishte vjet pjesë e skuadrës së Teutës U19. I riu u provua në Kroaci dhe tashmë e ka përfunduar testin.

Tashmë për Shalën ka edhe një opsion tjetër për të ardhmen dhe këtë e bëjnë të ditur mediat italiane. Emri i tij është lakuar te skuadra e Çezenës, që garon në Serinë B. Veç Shalës, klubi italian është duke vëzhguar edhe Lorenco Sarini.

Portieri i datëlindjes ‘2000 është kontingjent i ekipeve kombëtare të moshave dhe shihet si një element me të ardhme. Veç Çezenës, për të interesohen edhe disa klube të tjera, madje edhe në Serinë A.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.