Lojtari i Milanit drejt largimit, ofertës kineze s’i thuhet dot jo

Merkato e janarit po afron dhe klubet në të gjithë Europën kanë filluar negociatat për të afruar lojtarë cilësorë, por në të njëjtën kohë futbollistë të tjerë bëhen gati për t’u spastruar. Te Milani lojtari që ka më shumë gjasa të largohet është është sulmuesi Fabio Borini.

Futbollisti i blerë nga Sanderlend ka një kontratë që mbaron në vitin 2021, por gjasat që kjo kontratë të respektohet janë të pakta, pasi së fundmi në zyrat e drejtuesve të Milanit ka ardhur një ofertë mjaft interesante nga kampionati kinez.

Sipas sajtit të njohur italian “calciomercato.com”, për kartonin e 27-vjeçarit interesohet Shenzhen FC, skuadër kjo që këtë vit është ngjitur në divizionin e parë të kampionatit kinez. Pritet që marrëveshja mes palëve të mbyllet për 10 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *