Limaj: Uroj të vazhdojmë kështu, pozitive që afrohemi me Partizanin

Vesel Limaj gjeti golin e tij të parë me skuadrën e Kukësit, duke realizuar me një goditje mjaft të bukur ndaj Kastriotit, pa u mbushur 90 sekonda lojë. Mesfushori i afruar te Kukësi në verë foli për “Sport Ekspres” pas ndeshjes, ku tregoi se është mjaft i lumtur që mundi të shënonte, por veçon se mbi të gjitha e rëndësishme është që skuadra të marrë 3 pikët.

“Jam shumë i lumtur që e gjeta golin tim të parë me skuadrën e Kukësit. Ishte diçka e bukur për mua që ta mbyll vitin me një gol, por mbi të gjitha gëzohem që skuadra mori 3 pikë shumë të rëndësishme, pasi jemi afruar akoma dhe më shumë me vendin e parë”.

“Për çdo lojtar është diçka e mirë nëse arrin të shënojë, por më shumë vlerë ka që skuadra të ketë sukses. Uroj që të jem zhbllokuar dhe të vijoj ta ndihmoj ekipin duke shënuar pse jo dhe gola të tjerë. Fakti që shënova aq shpejt ishte diçka mjaft e mirë për ne”.

“Diçka pozitive është që e ngushtojmë diferencën me Partizanin. E dimë se kampionati është shumë i gjatë dhe kemi arritur deri në gjysmë. Duhet të fokusohemi shumë që në pjesën e dytë të kampionatit të gabojmë sa më pak e të arrijmë objektivat që ka klubi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online