“Lojtar i madh dhe fitues i lindur”, kapiteni Handanoviç flet me elozhe

Interi nuk e ka nisur aspak mirë turneun amerikan të miqësoreve, ku u mund në ndeshjen e parë nga Junajtid. Ndeshjen e radhës e ka ndaj Juventusit. Përpara kësaj sfide ka folur kapiteni zikaltër, Samir Handanoviç.

Përveç çështjeve të përgjithshme, slloveni i ka kushtuar vëmendjen më të madhe një shtylle, që do e ketë tashmë gjatë gjithë sezonit para tij. Gardiani ka folur rreth ardhjes së një mbrojtësi si Diego Godin në Milano. Ai deklaron se uruguajani do e ndihmojë Interin të plotësojë objektivat që i ka vënë vetes.

“Godin është një lojtar i madh, me eksperiencë të madhe dhe që do të na ndihmojë shumë që të arrijmë objektivat tona. E ka treguar gjatë karrierës së tij se është një fitues i lindur dhe jemi të lumtur që ai ndodhet këtu mes nesh”, përfundoi kapiteni zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online