Llapi zyrtarizon afrimin e radhës, firmos ish-lojtari i Dinamos

Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Klodian Nuri. Futbollisti 23-vjeçari i bashkohet klubit nga Podujeva pas një eksperience në Kategorinë e Pare me Elbasanin.

Në të shkuarën Nuri ka qenë pjesë e akademisë së shkollë së mjeshtërisë “Loro Boriçi”, ndërsa hapat e parë si profesionist i hodhi te skuadra e Besës së Kavajës e më pas te Kastrioti, Dinamo dhe Partizani B.

Kontrata midis futbollistit të lindur në Tiranë dhe Llapit është vlefshme për një sezon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *