Bruno Arrabal zgjodhi Kosovën për të vazhduar karrierën dhe konkretisht klubin e Llapit. Mesfushori braziliani pranoi ofertën, ndërkohë që klubi nga Podujeva vijon me punën në merkato dhe së fundmi ka ardhur edhe një rinovim i rëndësishëm.
Llapi ka njoftuar se është gjetur gjuha e përbashkët për të vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Elvis Prençi. Ky i fundit është aktivizuar në Superiore me Korabin dhe Lushnjën në dy sezonet e fundit, ndërkohë që më parë ka veshur edhe fanellën e Kukësit, Partizanit dhe Teutës.
Mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave në vendin tonë, teksa numëron 12 ndeshje me Shqipërinë U21. Tashmë ai e vazhdon karrierën në Kosovë te Llapi, ekipi që këtë sezon do të kërkojë me ngulm të fitojë titullin kampion.
NJOFTIMI – “Kontratën edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar qendërmbrojtësi i ardhur në janar, Elvis Prençi i cili ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin pranveror. Edhe pse në drejtim të tij kishte shumë oferta, Elvisi zgjodhi Llapin dhe është i gatshëm të vazhdoj ti jap stabilitetin mbrojtjes edhe për edicionin e ri. Prençi në sezonin e fundit me Llapin ka zhvilluar 15 ndeshje si titullar i padiskutueshëm, teksa ka realizuar edhe një gol.