Ljajiç drejt largimit, oferta nga Turqia dhe Bundesliga

Adem Ljajiç është pranë largimit nga Torino. Ai është takuar me menaxherin Fadil Ramadani dhe kanë diskutuar mbi ofertat e mbërritura në drejtim të tij. Shanset për t’u larguar janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit dhe serbi preferohet në Turqi.

Klube si Beshiktash, Fenerbahçe dhe Tranzonspor kërkojnë shërbimet e fantazistit, por orët e fundit kanë ardhur dhe sinjale nga Bundesliga. Shalke 04 është e interesuar për Ljajiç, por palët mund të kenë një takim në fillimin e javës së ardhshme.

Mbas 8 viteve në Serinë A, ku Ljajiç ka luajtur me Fiorentinën, Romën, Interin dhe Torinon, ai është gati për të nisur një aventurë te re dhe 26-vjeçari mund të kalojë në Gjermani, nëse negociatat me Shalken mbyllen me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *