Liverpuli mendon për të ardhmen, ndjek “xhevahirin” gjerman

Julian Brand është një nga talentet që po shkëlqen në Bundesligë. Lojtari i krahut aktivizohet tek Bajer Leverkusen dhe kontrata me gjermanët skadon në vitin 2021. Ajo çka i shqetëson drejtuesit e skuadrës së aspirinave është klauzola aktuale e largimit të 22-vjeçarit.

Shifra tavan që Leverkusen ka vendosur për largimin e sulmuesit është 25 milionë euro. Çmim ky mjaft i ulët për një futbollist që në tregun e sotëm vlerësohet të paktën 50 milionë euro.

Sigurisht që klubi i ka ofruar atij një kontratë të re në tavolinë, por i riu akoma nuk ka vendosur dhe është shprehur për gazetën Bild se do të përqëndrohet tek futbolli për momentin. Vendimin për të ardhmen dëshiron ta marrë në fund të sezonit.

Nga kjo situatë po tenton të përfitojë Liverpuli. Anglezët janë klubi më i interesuar për të. Ato do bëjnë çmos ta marrin lojtarin për 25 milionë euro, gjithsesi Brand nuk ka pranuar të negociojë me asnjë palë pa mbaruar sezoni. Ai po bën shumë mirë tek Leverkusen duke dhënë shtatë asiste dhe shënuar 14 gola në 37 ndeshje deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online