Klubi i Evertonit ka shpalosur planet për ndërtimin e stadiumit të ri. Ekipi nga qyteti i Liverpulit është gati t’i thotë lamtumirë njëherë e përgjithmonë stadiumit “Goodison Park”, ku luajnë prej më shumë se 1 shekulli.
? | It's time to reveal proposed designs for our iconic new stadium on the banks of the River Mersey… ? #EFC pic.twitter.com/U2ZrOS9LCN
— Everton (@Everton) July 25, 2019
Impianti i ri ndodhet pranë detit, në një territor të blerë nga klubi që dikur ka qenë pjesë e portiy të qytetit.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 52000 vendesh dhe kosto totale i kalon 500 milionë paundët. Ndihmesë e madhe për këtë projekt ka qenë bashkia e qytetit që i ka ofruar klubit një hua kolosale prej 280 milionë paundësh.
Punimet priten të nisin në fillim të vitit tjetër dhe synohet që të mbyllen për të paktën tri vite.