Liverpuli “lidh” yjet, radhën për të rinovuar e ka Robertson

Kur mbrojtësi Andi Robertson nënshkroi për Liverpulin në fillimin e sezonit të shkuar, shumë tifozë të “The Reds” ngiten hije dyshimi mbi trajnerin Jurgen Klop dhe në gjashtë muajt e parë, kishin të drejtë.

Robertson nuk arriti të përshtatej me lojën e teknikut gjerman, i cili aktivizoi veteranin Xhejms Milner në të majtë të mbrojtjes dhe në disa raste, edhe spanjollin Moreno. Megjithatë, me kalimin e muajve Robertson u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve dhe që nga janari i sezonit të shkuar, ka qenë titullar i padiskutueshëm.

I palodhur dhe me një të majtë shumë precize, Robertson është shndërruar në një nga idhujt e tifozerisë së kuqe. 24-vjeçarit i është ofruar dhe një kontratë e re sot, të cilën e ka firmosur. Ky akord do e mbajë skocezin në “Anfield” deri në vitin 2024 dhe pas rinovimeve të Salah, Mane e Firmonjo, edhe Robertson mund të konsiderohet si një “goditje” e madhe për Liverpulin këtë merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *