Liverpuli fut “peshat e rënda” dhe përmbys Bërnlin, Çelsi nis të fundoset

Kur loja bëhet e fortë, të fortët nisin të luajnë. Liverpuli ka mundur 3-1 sot Bërnlin me një përmbysje fantastike, që u kompletua vetëm pasi Salah e Firmino zbritën në fushë.

Klop hodhi në fushë në transfertën ndaj Bërnlit një formacion me plot 7 ndryshime në formacion dhe ndryshimi u vu re. “The Reds” hasën vështirësi për të dalë në lojën e tyre dhe krijuan shumë pak në pjesën e parë, e cila u mbyll në rezultatin e bardhë 0-0.

Fraksioni i dytë nisi më intensiv, ku Kork shënoi për vendasit duke shtangur të kuqtë në minutën e 54-të. Ekipi i Jurgen Klop u zgjua dhe tetë minuta më vonë baraspeshoi shifrat me anë të Xhejms Milner.

Klop hodhi në fushë yjet e sulmit dhe shtatë minuta pas barazimit, në minutën e 69-të, i sapofuturi Roberto Firmino, u bë hero, teksa shënoi vetëm pas tre minutash aktivizim. Një pasim i Van Dijk, gjeti brazilianin, i cili me portën e boshatisur nuk gaboi. Në fund lavdi edhe për Xherdan Shaqirin, i cili shënoi golin e sigurisë, pas një kundërsulmi perfekt, me pasim final nga Salah.

Nëse Liverpuli reziston në garën për kreun, tërhiqet Çelsi, që u mund 2-1 në Ulvërhempton dhe në 4 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 1 herë.

Ndeshja e luajtur në “Molineux Stadium” midis Ulvs dhe Çelsit nisi me dominimin e ‘bluve’ , të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 18-të. Ishte Loftus-Çik autor i golit, i cili po kthehet në një titullar pak e nga pak, duke impresionuar me paraqitjet e tij.

Në pjesën e dytë, çdo gjë ndryshoi dhe vendasit duket se u tjetërsuan. Brenda 4 minutave, konkretisht në minutat 59 dhe 63, ishte dyshja portugeze, Raul Himenez dhe Diego Jota, të cilët shënuan dy herë, duke shtangur Çelsin e Mauricio Sarrit, që pak nga pak po humbet shkëlqimin e muajve të parë të sezonit.

PREMIER LEAGUE – JAVA 15

Bërnlei-Liverpul 1-3
Shënues:
Kork 54’ / Milner 62’, Firmino 69′, Shaqiri 90′
Everton-Njukasëll 1-1
Shënues:
Riçarlison 38’ / Rondon 19’
Fulhem-Leister 1-1
Shënues:
Kamara 42’ / Medison 74′
Ulvs-Çelsi 2-1
Shënues:
Himenez 59’, Jota 63’ / Loftuc-Çik 18’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *