Liverpuli dhe Napoli me objektiv të përbashkët, Klop një hap para

0

Jyrgen Klop ka një preferencë për krahun e majtë. Aty është Endrju Robertson, i cili është një “piston”, por një tjetër lojtar cilësor asnjëherë nuk bën keq.

Trajneri i Liverpulit pëlqen shumë Zhunior Firpon e Betis Sevijes. 22-vjeçari nga Republika Dominikane luan në rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të majtë.

Firpo mbylli një sezon shumë pozitiv me ekipin andaluzian, duke shënuar tre gola në 29 ndeshje të zhvilluara.

Zhunior Firpo

Për të interesohet edhe Napoli i Ançelotit, por Liverpuli është një hap përpara. Sipas mediave angleze, Klop është gati të plotësojë dëshirën e Betis duke paguar klauzolën prej 50 milionë eurosh të Zhunior Firpo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.