Liverpuli, 80 milionë euro për talentin e Monakos

Liverpuli ka një ide të çmendur në merkato dhe provon t’i rrëmbejë mesfushorin e talentuar Tomas Lemar Monakos. Shtatshkurtin e talentuar tentoi ta binte Arsenali këtë verë, por në fund Arsen Venger u dorëzua, duke e cilësuar të pamundur transferimin.

Tani mediat angleze raportojnë se Liverpuli ka bërë një ofertë rekord për klubin: 70 milionë euro, plus 10 milionë në bonuse, 80 milionë në total.

Mesfushori 21-vjeçar po pret fillimisht të mbyllet transferimi i Kilian Mbapesë në Paris, por natyrisht transferimi në Liverpool do ta joshte. Lemar është anësor ofensiv, por bën edhe fantazistin, ndaj blerja e tij do të largonte sulmuesin Divok Origi, i cili mund t’i ofrohet edhe Monakos, por me shumë gjasa edhe Kutinjon te Barcelona.

Arsenali hoqi dorë nga Lemar, pasi ofroi deri në 55-60 milionë euro, por Monako refuzoi me justifikimin se po shet Mbapenë dhe Fabinjon.

Lemar u transferua për 4 milionë euro nga Kaen te Monako në verën e vitit 2015 dhe që atëherë ka qenë fantastik, ndaj duket gati për hapin e madh, që do të pasuronte sërish Monakon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online