Hebaj shpërthen në Slloveni, gol e asist në 45 minuta

Më në fund Rubin Hebaj po nis të tregojë edhe në Slloveni se është një ndër sulmuesit më të talentuar të futbollit shqiptar dhe se Domzhale ka bërë një investim të shkëlqyer duke e marrë këtë verë nga Vllaznia.

Shkodrani 19-vjeç është në procesin e ambientimit në kampionatin slloven dhe po aktivizohet gradualisht, duke rritur minutazhin nga java në javë.

Dje Domzhale luante në transfertë me Kërshkon dhe pas pjesës së parë të mbyllur në disavantazh 1-0, trajneri Simon Rozhman aktivizoi Hebajn.

Menjëherë Hebaj mori përsipër të ndryshonte fatet e takimit, sepse në minutën e 54-t dha një kros perfekt për Shirok, i cili nuk fali, duke barazuar.

Vetëm 4 minuta më vonë Hebaj shfrytëzoi një kros në zonë, duke goditur bukur me kokë dhe duke kaluar në avantazh Domzhalen, me golin e parë personal në Slloveni.

Më pas fati iu kthye kundër Domzhales, sepse u ndëshkua me karton të kuq dhe Kërshko përfitoi, duke fituar 4-2.

Gjithsesi, ndeshje e veçantë për sulmuesin e Shqipërisë U-21, që tani e tutje shpreson të ketë edhe më shumë hapësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online