Mevlan Adili u largua para disa ditësh nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës, ku një sezon më parë fitoi gjithçka. Qendërmbrojtësi nuk gjeti hapësira këtë vit dhe kërkoi largimin. Kuqezinjtë nuk u bënë pengesë dhe e lanë të lirë.
Në Superiore ishte Kamza klubi që e dëshironte Adilin. Trajneri Gjoka ka nevojë edhe një qendërmbrojtës tjetër, i cili nuk duhet të jetë i huaj. Tashmë kjo pistë ka rënë, pasi qendërmbrojtësi ka zgjedhur ta vijojë karrieën në Lituani.
“InfOSport.mk” raporton se Adili ka nënshkruar me Zalgiris Vilnius, që u shpall nënkampion sezonin e fundit. Kontrata e tij do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme, ndërkohë që qendërmbrojtësi lë për herë të dytë Maqedoninë. Në të shkuarën ai është aktivizuar edhe në Rumani.