Zinedin Zidan ka habitur të gjithë në Spanjë, duke grumbulluar edhe të birin e vet Enzo për ndeshjen finale në Champions League, nesër në mbrëmje kundër Juventusit.
Mesfushori 22-vjeçar zakonisht aktivizohet me Real Madrid B dhe nuk ka luajtur kurrë mbi divizionin e tretë, por ka gjetur vend në listën e lojtarëve që do të mundohen të çojnë në Madrid kupën e 12-të “me veshë të mëdhenj”.
Enzo, i cili është quajtur kështu në nder të legjendës uruguaiane Enzo Françeskoli, me shumë mundësi do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna, sepse zor se Zidan do ta përfshijë në 18-she, veprim që do të shkaktonte polemika pa fund.
Pjesa tjetër e skuadrës është e zakonshme, me Geret Bejlin që me shumë mundësi do ta nisë nga stoli, pasi nuk është në formën e vet më të mirë dhe pas operacionit në gju është stërvitur dhe ka luajtur me dhimbje.
#RealMadrid 2?5? ? @juventusfc#APorLa12 #RMMovistar #HalaMadrid pic.twitter.com/JuGS3OJ8OX
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 2, 2017