Kapiteni i Partizani, Alban Hoxha, është lënë i lirë ditën e sotme. Dy ditë më parë ai u ndalua nga Policia Rrugore, që konstatoi që portieri kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar. Referuar ligjeve në fuqi të vendit tonë, ai është shoqëruar në komisariat.
Policia ka kryer procedurat, duke e dërguar çështjen ne Prokurori. Sot është zhvilluar edhe Gjyqi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Për Hoxhën është vendosur masa paraprake “Detyrim Paraqitje”.
Kështu portieri i Partizanit është lënë i lirë dhe mbetet për t’u parë nëse klubi do të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër ndaj tij. Sigurisht një kërkim falje nga ana e tij do të jetë minimumi, pasi mban shiritin e kapitenit në një nga ekipet më të mëdha në vend dhe duhet të jetë shembull që mijëra të rinj që simpatizojnë klubin e kuq dhe që duhet të ecin në shembujt e idhujve të tyre.