“Kartoni i Kuq” për Ilir Metën, legjenda vlonjate e surprizon

Një ditë më parë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte në Vlorë dhe nderoi ekipin vlonjat të vitit 1986-’87 me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Lartë”. Kreu i shtetit pati takime me personalitet të ndryshime të futbollit, të cilët në të shkuarën kanë dhënë një kontribut të vyer për Flamurtarin dhe futbollin shqiptar.

Mes tyre Meta ka takuar edhe Mexhit Haxhiun, i cili i ka bërë edhe një dhuratë kreut të shtetit. bëhet fjalë për librin e tij, “Kartoni i kuq”. Presidenti ka përcjellë edhe një mesazh pas dhuratës së marrë, teksa në faqen e tij zyrtare shkruan:

“Kënaqësi të takoja legjendën e futbollit vlonjat dhe shqiptar, Mexhit Haxhiu, i cili më dhuroi librin e tij “Kartoni i Kuq”, që mezi po pres ta lexoj. Është e vërtetë që regjimi i kaluar i nxori kartonin e kuq për shkak të “biografisë”, që të mos përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtare, por talenti i tij i jashtëzakonshëm frymëzoi dhe edukoi gjithë ata fëmijë vlonjatë që më pas do të bënin emër me Flamurtarin e madh në Kupat e Europës dhe do të bëheshin edhe baza e ekipit tonë Kombëtar të viteve ’80. Mirënjohje Mexhit Haxhiut për ato emocione që iu ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga padrejtësitë që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës së tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online