Kukësi thyhet nga pika e bardhë, asgjë nuk ka mbaruar

Kukësi mundet minimalisht në ndeshjen e parë në Moldavi përballë Sherifit të Tiraspolit, ku vendosi një gol i realizuar me 11-metërsh nga ana e Badibangës. Debutuesi Serran ndali një top me dorë brenda zone vetëm 11 minuta para përfundimit të ndeshjes, duke i dhënë mundësinë vendasve që të realizonin golin e vetëm të takimit. Një rezultat që lë të hapur çështjen e kualifikimit, në ndeshjen që do të zhvillohet pas një jave në “Elbasan Arena”. Performanca e shkëlqyer e “gardianit” Enea Koliçi, mban ende në lojë Kukësin. Për tu veçuar shtylla e izraelitit Nasar në fraksionin e dytë, pak minuta pas aktivizimit. Kukësi ka shumë punë për të bërë në ndeshjen e kthimit.

E mërkurë, 19:00, “Glavnaya Arena”

Champions League/ Turi i dytë kualifikues, ndeshja e parë

Sherif Tiraspol – Kukësi                1-0

Goli: 79’ Badibanga (11-m.)

Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Raku, Posmak, Sushiç, Zhardan (Badibanga 69′), Anton, De Nujer (Bordian 90+2′), Brezovec, Bajala, Mugosha (Damashkan 83′). Trajner: Roberto Bordin. Të gatshëm: Juriç, V. Oliveira, J. Oliveira, Oansea.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Musolli, Guri (Emini 83′),  Lena, Zeqiri (Nasar 66′), Kale (Karioka 90′), Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Koci, Hoxha , Imami.

Gjyqtarë: K. Nikolaidhes, K. Harallambus, I. Lazaru, V. Dhimitrius.

Kartonë të verdhë: Sushiç 25′, Anton 62’/ Serran 78′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online