Ashtu si ishte paralajmëruar prej ditësh, Liria e Prizrenit ka firmosur sot me 4 futbollistë të kampionatit shqiptar.
Endri Vrapi, Jetmir Sefa, Artur Magani e Kristi Kote janë tashmë pjesë e Lirisë, duke u bashkuar me Bledi Shkëmbin.
“Jam i kënaqur për marrëveshjen. Shpresoj të bëjmë më të mirën’, ka thënë Endri Vrapi, me të arritur në Prizren.
Sulmuesi i ri, Artur Magani po ashtu shpreh kënaqësinë që ndodhet në këtë mes, sikurse edhe Jetmir Sefa e Kristi Kote. Këta dy të fundit ka pesë ditë që janë të grumbulluar me Lirinë.