“Liria” e lojtarëve të Kamzës, FSHF e ka bërë edhe në 2004!

FSHF dënoi ashpër dhunën ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, por po aq e ashpër është treguar edhe kundër lojtarëve të Kamzës. Edhe pse ata u bënë mburojë që të mos goditej lezhjani, asnjë zgjidhje për të ardhmen e tyre. Sot ata janë të gjithë në rrugë dhe paratë e tyre mund t’i marrin vetëm përmes gjyqeve, atyre gjyqeve që Komisioni i Disiplinës as që i merr në konsideratë kur vjen puna te ekzekutimi vendimeve që merr Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.

“Edhe unë jam i shqetësuar për të ardhmen e futbollistëve të ekipit të Kamzës. Jo për klubin, që është këmbë e kokë fajtor. Edhe ne e diskutuam (gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv) dhe shpresojmë të gjejmë një rrugëzgjidhje për futbollistët e këtij ekipi. Ata, edhe në një ngjarje kaq të rëndë, treguan shenja të një sportiviteti dhe të një korrektësie. Lojtarët e Kamzës i dolën në mbrojtje arbitrit”, deklaronte për SportEkspres.com para pak kohësh Tahir Kastrati, kryetar i Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar. Asnjë zgjidhje, edhe pse e shkuara na tregon që mund të bëhej diçka.

PRECEDENTI – Rikthehemi shumë vite më parë. Shtator 2004. Laçi, pas humbjes që pësoi me Teutën, u shkri. Agim Myrtaj, ish-presidenti i kurbinasve asokohe, së bashku me donatorët e tjerë u tërhoqën nga financimi i klubit dhe në vazhdim kurbinasit luajtën kryesisht me të rinjtë.

Madje këta të fundit, luanin sa me ekipin e parë, sa me moshat. Përfundimi, Laçi e mbylli me 2 pikë dhe me një “thes” me gola të pësuar. Por nuk është kjo tema. Asokohe FSHF u krijoi mundësinë lojtarëve të gjenin skuadra, edhe pse ishin luajtur 5 ndeshje. 25 shtatori 2004 ishte data e fundit që shumë lojtarë luajtën me Laçin.

Disa ditë afat për futbollistët e kurbinasve, që gjetën ekipe dhe vijuan normalisht të bënin atë që dinin më mirë: të luanin futboll. Këtë fat nuk e kanë lojtarët e Kamzës, të cilët veçse nuk janë paguar nga ish-klubi, duhet të përballojnë faturën financiare për t’u stërvitur edhe me trajner privat. Fatkeqësisht, veç Hamitit, edhe ata ranë pre e “dhunës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online