Lioni mund të huazonte Ronaldon në vitin 2002

Jo vetëm Arsenali. Në vitin 2002, skuadra që ka refuzuar Kristiano Ronaldon është Lioni. Po, është e pabesueshme, por lajmin e ka zbuluar ish-lojtari i ekipit francez, Toni Vaireles, i cili ishte i përfshirë si lojtar në tratativat ndërmjet palëve.

“U arrit një marrëveshje që një lojtar dhe Kristiano të huazoheshin te Lioni, ndërsa unë do të huazohesha te Sportingu i Lisbonës. Kristiano ishte shumë i ri, 17 vjeç, por në fund gjërat nuk funksionuan dhe shkëmbimi nuk ndodhi. Lioni duhet të jetë i mërzitur akoma. Mua edhe sot më duket si anekdotë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *