Myler pengoi Kutinjon të shkonte te Barcelona

Në merkaton e verës që lamë pas do të kishte ndodhur një “tërmet”, nëse Bajerni do të thoshte “po” për largimin e Tomas Mylerit. Revista gjermane “Sport Bild” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, duke shkruar se në adresë të klubit bavarez erdhi një ofertë prej 100 mln euro për mesfushorin kampion bote nga Liverpuli. Plani i “Të kuqve” ishte i qartë: Filipe Kutinjo mund të kalonte te Barcelona si pasues i Nejmarit, nëse Jurgen Klop do të siguronte shërbimet e Mylerit, një nga lojtarët e tij të preferuar.

Pra, Bajerni kishte çelësin për ta lehtësuar këtë operacion. Liverpuli ishte i gatshëm ta shiste mesfushorin brazilian për më shumë se 100 milionë euro, me kusht që më përpara të arrinte firmën me lojtarin i cili ka fituar gjithçka në Mynih. Pavarësisht nga cilësia e gjermanit, ai nuk është i padiskutueshëm në formacionin e Karlo Ançelotit, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë me trajnerë si Luis van Gal, Jup Hejnkes dhe Pep Guardiola. Bajerni, gjithsesi, nuk pranoi të heqë dorë nga lojtari më karizmatik i skuadrës, ai me të cilin identifikohen tifozët. Kështu, në “Anfield” praktikisht nuk ndodhi asgjë, kurse te Barcelona po. Katalanasit blenë Osman Dembelenë për 145 mln euro dhe thjesht shpresuan për ndonjë mrekulli nga Anglia, e cila nuk ndodhi kurrë.

Ofertat
Bajerni nuk e shiti në verë Mylerin, por kjo nuk do të thotë se qëndrimi i tij në Mynih nuk do të vihet në dyshim në verën e ardhshme. Për të oferta ka sërish, nga Mançester Junajtid, Juventus dhe Çelsi. 100 milionë euro për të, gjithsesi, vështirë se do të mjaftojnë pas një viti, sepse merkatoja po “çmendet” dhe shifrat marramendëse nuk janë më befasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online