Interi i fiksuar, do me çdo kusht mesfushor nga Spanja

0

Interi po kërkon që të bëjë një afrim të madh, për të rritur cilësinë në mesfushë. Sigurisht që ëndrra e madhe ishte afrimi i Luka Modriç, por duket gati e pamundur që kroati të lërë Realin e Madridit. Në të tilla kushte drejtuesit zikaltër po shohin një tjetër opsion, për të mos zhgënjyer tifozët.

Synimi i radhës është një tjetër lojtar që është në pronësi të një skuadre spanjolle, por këtë herë jo nga radhët e Realit, por të rivalëve të Barcelonës. Siç raportojnë mediat në Itali, objektivi i radhës është Rafinja. Braziliani, i cili u huazua tek Interi pak muaj më parë nuk u ble nga skuadra nga Milano, por tani duket se po kërkohet sërish një marrëveshje me katalanasit që 25-vjeçari të rikthehet në Itali.

Sërish mund të jetë opsion huazimi me të drejtë blerje, çka do të sillte një marrëveshja që do i kënate palët. Siç duket, dështimi me Modriç ka bërë që drejtuesit ta rimendojnë dhe një herë bashkëpunimin me Rafinjën. Lojtari në fjalë, pak kohë më parë u shpreh se kishte mbetur i zhgënjyer se pse Interi nuk e kishte blerë kartonin e tij.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.