Kastrioti besimplotë, paralajmërohen lëvizje në merkato

Kastrioti triumfoi 3-1 kundër Ilirisë dhe tanimë po mendon për ndeshjen e fundjavës së ardhshme me Luftëtarin në kampionat. Pas triumfit me fushë-krujasit, zëvendëstrajneri Gëzim Rama ka analizuar takimin e bërë nga ekipi i tij, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të ketë edhe të tjera afrime

“E vërteta është se e nisem ndeshjen pak ngadalë, ndoshta dhe nga temperaturat e larta. Me kalimin e minutave loja hyri në ritmin që kërkonim, me qarkullim të dendur të topit dhe pa gabime. Si rrjedhojë erdhën edhe golat e shënuar. Në pjesë e dytë bëmë shumë zëvendësime dhe ritmi i lojës ra disi. Megjithatë, fitorja e kësaj miqësoreje bën mirë për moralin,  dhe për faktin që ishte e para fitore e këtyre miqësoreve që ne kemi zhvilluar. Pavarësisht kësaj, na duhet akoma punë e vazhdueshme,  për t’i bërë ballë kampionatit dhe për të arritur objektivin e qëndrimit në elitë”, u shpreh fillimisht Rama.

Më tej ai shtoi: “Fakti që merkato mbyllet në fundin e muajit na jep mundësinë të plotësohemi në atë 2-3 pozicione ku kemi më shumë nevojë, që të hymë në garë më të fortë dhe të jemi sa më dinjitozë. Gjithsesi dua të falënderoj të gjithë grupin për punën dhe seriozitetin e madh që kanë treguar nga dita e parë e stërvitjes e deri më sot. Kjo na jep shumë besim për të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online