Licencimet për Superioren dhe Europën, FSHF del me komunikatë

Sikurse ndodh zakonisht, klubet e Superiores dhe jo vetëm, duhet të plotësojnë disa kushte të rëndësishme për të marrë pjesë në garë. Në FSHF ekziston një komision që jep “OK”-in, ndërkohë që klubet deri në mars duhet të plotësojnë kushtet e Licencimit për ta marrë pjesë në edicionin e ardhshëm futbollistik, si dhe për të garuar në kupat e Europës. FSHF ka dalë me një njoftim në lidhje me licencimet.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Procesi përfundon më 31 mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriteret e tjerë.

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohet më datë 20 Dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online