Levandovski: Kam pasur disa probleme, por e dija përgjigjen e Bajernit

0

Robert Levandovski ka kohë që lidhet herë me Real Madridin e herë me klubet angleze, ndoshta falë zërave të përhapur nga përfaqësuesit e sulmuesit polak, i cili edhe vetë ka lëshuar në diss raste deklarata që kanë trazuar jo pak Bajernin e Mynihut.

Gjithsesi, drejtuesit e Bajernit nuk kanë lëshuar asnjë centimetër, edhe pse Leva ka shprehur hapur preferencën për Realin.

Tani, në një intervistë lëshuar në Poloni, sulmuesi 30-vjeçar flet për merkaton dhe zbulon se qëndrimi në Mynih nuk ka qenë një problem për të.

“Kam pasur shumë oferta, nga shumë klube. Kur ndjeva një politikë të çuditshme nga klubi, fola hapur për ofertat që kisha. Megjithatë, e dija që sido që të shkonte, përgjigja e Bajernit do ishte një ‘jo’ e prerë”.

Për Sportowe Fakty, ylli i Bajernit vijon: “Nuk më pëlqenin disa gjëra që kishin të bënin me mua dhe Bajernin, duhej t’i sqaroja. Megjithatë, ndihem mirë dhe nuk mund të them që jam i zhgënjyer, sepse jam në një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Do të vazhdoj të luftoj për synimet më madhore”.

Po ndryshimi i agjentit, duke kaluar nga Cezari Kuharski te Pini Zahavi? “Nuk ka lidhje me merkaton, unë e kisha ndryshuar menaxherin prej 1 viti e gjysmë, por vetëm në mars doli si lajm në media”. 

Bajerni duket në krizë, por jo për Levandovskin: “Është ende fillimi i sezonit, nuk ka asnjë problem, do ta gjejmë ritmin tonë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.