Lerda i sinqertë: Mbrojtja e titullit, e vështirë! Afrimet i kemi parë në… internet

Franko Lerda u përzgjodh nga drejtuesit e Partizanit për të pasuar Skënder Gegën, i cili pas 26 vitesh solli titullin kampion në kampin e kuq. Italiani e thotë hapur që lojtarët e afruar nuk i njihte, por i ka parë në video.

“Lista e lojtarëve është e përbashkët,  por klubi i njihte më mirë pikat e përforcimit dhe prioritetet e ekipit. Personalisht nuk i njoh këta lojtarë, por i kemi parë në internet video të ndryshme”, shprehet Lerda për Top Channel.

Më tej ai shton: “Pas ndryshimeve të fundit, sigurisht që do të ketë disbalancë mes lojtarëve që ishin në fazën përgatitore dhe këtyre të rinjve. Tani na duhet të punojmë shumë me ata që përvec gjëndjes fizike, të kuptojnë edhe pjesën tekniko taktike të ekipit.

Kohë nuk kemi, por do të përpiqemi të bëjmë maksimumin e mundshëm. Gjithsesi, pas këtyre 20 ditëve që jam këtu dhe me këto ndryshime nuk mund të presë askush që të kemi një skuadër të kolauduar dhe në gjendjen më të mirë”.

Karabaku është rivali për t’u kaluar në Europë. Azerët nuk janë ata të disa viteve më parë, por mbeten favoritët për të kaluar në turin e dytë të Champions League. Sfida e parë luhet të mërkurën, më 10 korrik, prej orës 17:30. Takimi luhet në “Selman Stërmasi” dhe Lerda thekson se do tentojnë kualifikimin.

“Objektivi ynë është që të kalojmë turin. Vërtetë Karabaku është një skuadër e fortë dhe e mësuar të luajë në aktivitete të tilla europiane, por nuk nuk mund t’i bëjmë llogaritë kështu. Të gjithë e dimë si është futbolli sot, gjithçka mund të ndodhë. Përpara kësaj ndeshje do të thoja që firmos për lojën e bukur dhe do të konsideroja pozitiv një barazim që do të vinte nga një lojë e mirë”, shton italiani. 

Mbrojtja e titullit kampion është misioni i Partizanit pas Europës dhe Lerda e pranon se do të jetë e vështirë: “Do të jetë shumë e vështirë që Partizani të rikonfirmohet kampion në sezonin e ardhshëm. U shpallën kampion pas shumë vitesh, por për të mbajtur këtë ritëm bëhet gjithmonë e më vështirë dhe të gjithë e dimë këtë gjë. Megjithatë ne shpresojmë. Ajo që është e sigurt, është që në këtë vit do të jetë një Partizan ndryshe, sepse secili nga trajnerët ka mënyrën e tij, karakterin e tij që ia trasmeton skuadrës”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online