Lerda: Goli i shpejtë na çoroditi, krijuam shumë raste për shënim

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka folur për humbjen 1 – 0 të skuadrës së tij ndaj moldavëve të Sherif Tiraspol në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “RTSH”. Tekniku italian theksoi se skuadra nuk u tregua efikase me rastet që krijoi dhe se goli i shpejtë i kundërshtarit tronditi ekuilibrat e skuadrës.

“Humbëm pasi ata arritën të shënon, ndërsa ne jo, pavarësisht se krijuam shumë raste për shënim. Dhjetë minutat e para skuadra ishte disi e kontraktuar, por me kalimin e minutave arritëm të dilnim në lojën tonë”.

NDESHJA E KTHIMIT – “Kam besim. Besoj sepse skuadra ka treguar se ka shumë vlera. Do të na duhet të mos minimizojmë gabime, ndryshe nga sot. Sot nuk arritëm të dilnim në lojën. Pësimi i golit na prishi ekuilibrat. Nuk arritëm që të kishim një lidhje midis dy reparteve.”

MUNGESA E GOLAVE – “Nuk mendoj se kemi një problem me sulmin. Ne krijuam plot raste, por nuk arritëm të shënonim. I tillë është futbolli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *