VIDEO | Bakaj gol dinak në Europa League, Çekiçi asist fantastik!

Jo vetëm Ibrahimoviç është si vera, por edhe Elis Bakaj. Sulmuesi tiranas vazhdon të shënojë me skuadrën bjelloruse të Shaktjorit. 32-vjeçari ka shënuar një gol mjaft të bukur, duke e ndihmuar shumë ekipin e tij, që luan në eliminatoret e Europa League ndaj ekipit danez të Ejsberg.

Bakajt i është besuar një faull në afërsi të zonës dhe sulmuesi nuk ka zhgënjyer, duke goditur poshtë murit dhe dërguar topin në rrjetë. Ky është goli katërt me Shaktjorin dhe i pari për të në Europë për bjellorusët.

Edhe Endri Çekiçi po tregon një formë shumë të mirë. 22-vjeçari ka dhënë kontributin e tij të madh në golin e ekipit të tij Olimipija. Në minutën e 13-të Çekiçi merr një vertikalizim në krahun e djathtë, pret ardhjen e shokëve të tij dhe jep një pasim milimetrik për Vukushiç, që i mbetet ta shtyjë sferën në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online