Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, është duke planifikuar përforcimin e radhës për ekipin e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo. Sipas “milannews.it”, funksionari i lartë i kuqezinjve është takuar me agjentin e talentit brazilian Lukas Paketa.
Paketa, i cili luan me Flamengon, cilësohet si një ndër futbollistët më premtues të futbollit brazilian. Mesfushori 21-vjeçar ka fituar dhe vëmendjen e trajnerit të “Seleçaos”, Tite, i cili e ka ftuar atë në dy grumbullimet e fundit të pesë herë kampionëve të botës.
Mbetet për t’u parë nëse Leonardo do t’ia dalë ta bindë bashkëkombësin e tij, që në muajt e fundit është vënë në “lupën” e shumë klubeve elitare në Europë, ndër to dhe Mançester Siti. Operacioni për të sjellë Paketën në Milano, mund t’i kushtojë skuadrës së Milanit deri në 40 milionë euro.