Leonardo: Jemi brenda pritshmërive, synojmë zonën Champions

Milani do të luajë ndeshjen e prapambetur sot në mbrëmje me Xhenoan, ku synon në të marrë një fitore që do e çonte në kuotën e 18 pikëve, po aq sa dhe Lacio. Drejtor sportiv Leonardo ka folur në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka theksuar se skuadra nuk është jashtë pritshmërive, por dhe duke theksuar se është ende herët për të folur për merkaton e janarit.

“Synimi ynë kryesor është kthimi i klubit në nivelet ku i takon Nuk duhet të harrojmë se nga ku e kemi filluar. Në fillim të korrikut ne ishim jashtë Europe dhe disa lojtarë donin që të largoheshin. Më pas arritëm që të merrnim vendin tonë dhe shpresojmë që ta kalojmë grupin. Mund të them se rezultate janë në përputhje me pritshmëritë tona. Së bashku me Gatuzon dhe Maldinin them se po ecim mirë”.

“Kemi punuar së bashku dhe kur kemi qenë futbollistë dhe duam të vazhdojmë të kemi sukses dhe tani. Jem skuadra e tretë që kemi shënuar më shumë gola, por kemi pësuar më shumë gola seç duhet. Nuk është momenti i duhur për të folur për merkaton. Ndodhemi vetëm 3 pikë larg vendit që të çon në Ligën e Kampioneve dhe kemi si objekti që ta arrijmë atë pozicion. Problemi është se flitet ndonjëherë në mënyrë të ekzagjeruar rreth ekipit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *