Leonardo injoron Higuain dhe zbulon sekretin: Ja pse Piatek nuk mori numrin 9!

Kristof Piatek u zyrtarizua ditën e sotme si lojtar i Milanit dhe në konferencë sulmuesi polak u shoqërua dhe nga dyshja Maldini-Leonardo. Pikërisht ky i fundit, ka folur për mediat, teksa ka sqaruar zgjedhjen e numrit 19 dhe jo 9 për blerjen më të re. Gjithashtu, braziliani ka prekur temën “Higuain”, si dhe ka shpjeguar zgjedhjen e Piatek.

NUMRI 19 PËR PIATEK – “Nuk është çështje supersticioni moszgjedhja e numrit 9. Ishim ne që e morëm vendimin. Piatek kërkoi numrin 9, por ne menduam që për momentin jo. Është një numër shumë i rëndësishëm, kështu që u zgjodh numri 19”.

HIGUAIN – “Nuk ka ndonjë gjë për të thënë për Higuain. Ai bëri zgjedhjen e tij dhe iku. Jemi këtu për Piatek dhe do të flasim për atë. Ne kemi lojtarë që duan të qëndrojnë me ne. Duam lojtarë që kanë dëshirë të përfshihen në objektivat tona”.

ZGJEDHJA – “Të zgjidhje Piatek nuk ishte e vështirë. Ka shënuar 13 gola në 19 ndeshje dhe i ka treguar aftësitë e tij. Patëm shansin të investonim dhe nuk e patëm të vështirë të zgjidhnim. E njeh futbollin në Itali tashmë dhe Serie A.”

IBRAHIMOVIÇ E FABREGAS – “Çështja që nuk nënshkruam me Fabregas dhe Ibrahimoviç nuk ishte si pasojë e pozicionit tonë, por ashtu erdhën rrethanat”.

MERKATOJA DHE EKIPI – “Kemi bërë shumë deri tani, ndoshta kemi qenë me merkaton më të mirë. Kemi bërë dy goditje të mëdha, jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen. Tani do të shohim nëse na duhet diçka tjetër, por ekipi është më se e kompletuar me Piatek dhe Paketa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *