Leonardo: “Duam Bakajoko, jo Draksler. Suso nuk preket, Milinkoviç-Saviç i paarritshëm”

Milani ka prezantuar sot dy nga afrimet e kësaj vere, portierin Pepe Reina dhe mbrojtësin Ivan Striniç, të dy të marrë më parametër zero në fund të sezonit dhe të dy lojtarë që mund të japin kontribut të madh, sidomos mbrojtësi kroat, titullar në Botërorin rus.

Me këtë rast ka folur edhe drejtori sportiv Leonardo, i cili ka prekur gjithë temat e merkatos verore.

Bakajoko pranë: “Është një mundësi, po bisedojmë me Çelsin. Të shohim, kemi edhe një javë kohë.

Suso: “Jemi takuar, ashtu si me gjithë lojtarët. Nuk kemi folur për ofertat, kemi folur për realitetin. Nuk e kemi menduar kurrë largimin e tij, për ne është shumë i rëndësishëm.

Andre Silva: “Ekziston mundësia që të largohet, të shohim, por duhen kuptuar qëllimet e gjithkujt, nuk është e lehtë.

Striniç: “Bëri vetëm 12 ditë pushim pas Botërorit, u tregua shumë i gatshëm të bashkohej me ne. Duhet të përshtatet sa më shpejt, ndaj erdhi menjëherë.

Anësori i sulmit: “Të presim, edhe kështu nuk jemi keq. Së pari duhej të ulim numrin e lojtarëve në ekip, sepse ishin 32 lojtarë. Tani duhet të shesim, në radhë të parë.

Lokateli: “Nuk kemi menduar asnjëherë ta shesim, që kur kemi marrë detyrën. Natyrisht, në duam lojtarë të lumtur në ekip, që të qëndrojnë me dëshirë te ne.

Baka: “Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, do të mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë, por nuk është e thënë që ai të largohet.

Milinkoviç-Saviç: “Është e vështirë, për fat të keq për momentin nuk hyn në parametrat tanë. Ai është lojtar modern, e fortë gjithë Europa, por për momentin nuk e marrim dot.

Reina: “Është portier me eksperiencë të jashtëzakonshme, një që i mëson të tjerët si fitohen ndeshjet. Ka në CV një Botëror e dy Europian, pak lojtarë kanë një shpirt të tillë fitues. Donaruma është e ardhmja, me hapësira të jashtëzakonshme përmirësimi. Kemi edhe Gabriel, që duhet t’i gjejmë ekip që të luajë, por është edhe Plicari, goxha i talentuar.

Draksler: “Nuk e kemi menduar kurrë, asnjë kontakt. Janë përmendur shumë emra, shpesh pa asnjë bazë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online