Lëmsh me listën e Kukësit, ndryshime sërish

Kukësi luan sot ndeshjen e parë kundër Karabakut, ndërkohë që gjatë kësaj jave ka pasur lëvizje te verilindorët. Është zyrtarizuar transferimi i Rexhinaldos, sulmuesit që shkëlqeu te Lacci vjet. Futbollisti nga Mozambiku është përfshirë në listën e Europës me Kukësin.

Fillimisht ai që nuk figuronte në listë ishte mesfushori Lavdrim Ebipi, por tashmë është përfshirë sërish, sikurse edhe mund të shikohet në faqen zyrtare të UEFA-s. Dy ditë më parë burime pranë klubit të Kukësit bënë me dije për “Sport Ekspres” se jashtë listë do të mbetej Vangjel Zguro.

Lojtari i linjës së majtë është i pezulluar për takimin e parë me Karabakun në Champions. Mendohej se në rast eliminimi ai e shlyente pezullimin dhe në Europa League luante. Gjithsesi Zguro figuron në listë dhe në takimin e dytë do të jetë gati për lojë.

Gjithsesi është bërë një lëvizje tjetër. Braziliani Roxher është ai që e ka pësuar. Mesfushori është hequr nga lista e Kukësit dhe nuk mund të luajë në takimin e sotshëm kundër Karabakut. Gjithsesi ai është grumbulluar me pjesën tjetër të ekipit në Shkodër, edhe pse nuk aktivizohet dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online