“Krasitje” sërish te Kastrioti, lëvizjet e fundit

Kastrioti është zhvendosur drejt Bullgarisë, ku do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore pas asaj që bëri në Pukë. Këtë herë skuadra e Elvis Plorit do mund të zhvillojë edhe takime miqësore dhe momentalisht është konfirmuar një me AEL Limasol.

Ndërkohë në listën e lojtarëve të grumbulluar ka disa mungesa. Nuk është marrë me vete një lojtar me eksperiencë si Rigers Hoxha, portieri Erkan Spahija dhe mesfushori Denis Xhaferri. Gjithashtu as të rinjtë Bala (Vllaznia B) dhe Demiraj (Partizani B) nuk janë grumbulluar me ekipin.

Ka një prapakthehu me mesfushorin Erblin Mulaj. Futbollisti 22-vjeçar u mendua se do të largohej, por do të mbetet pjesë e krutanëve, edhe pse nuk do të jetë në fazë. Shkak për mungesën e tij është bërë problemi me dokumentacionin: shkurt nuk është pajisur dot me vizë në kohë.

LOJTARËT QË KANË UDHËTUAR DREJT BULLGARISË

PORTIERË: Klajdi Kuka, Bruno Puja

MBROJTËS: Vilson Lila, Lukman Husein, Emiliano Çela, Dajan Shehi, Sokol Neziri, Nikola Stijepoviç, Skënder Lilaj

MESFUSHORË: Ersil Ymeraj, Xhynejt Çutra, Sokol Mziu, Julian Shehu, Patrik Bardhi, Aleksandros Rrahim, Albert Caca

SULMUES: Jurgen Vatnikaj, Taulant Marku, Çarls Atsina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online