Estradë në Itali, Kievo i shpëton dënimit për një gabim në procedura

“Kievo nuk mund të procedohet”. Klubi i Serisë A italiane dhe presidentit Luka Kampedeli ia kanë hedhur paq, duke fituar betejën në Gjykatën Federale, pasi kanë arritur të zhvlerësojnë procedimin në ngarkim të tyre për plusvlerat fiktive krijuar nga shkëmbimet e shumta me Çezenën nga 2015 deri në 2017.

Kjo do të thotë që klubi veronez mbetet në Serinë A, pa asnjë heqje pikësh. Prokuroria e Federatës Italiane mund të paraqesë apelim, ose mund të fillojë procedim nga e para, duke thirrur për marrje në pyetje presidentin Kampedeli dhe duke e paditur sërish, por me kusht që gjithçka të kryhet deri më 25 shtator.

Megjithatë, në atë periudhë do kenë nisur kampionatet dhe do jetë e pamundur që të kërkohet zbritja nga kategoria apo heqja e pikëve për Kievon.

GAFA – Sipas gjykatësve, Kampedeli duhej marrë në pyetje nga hetuesit para procesit, por kjo nuk ndodhi. Pikërisht kjo gjë shkatërroi muaj të tërë hetimi dhe hetuesit duhet të nisin gjithçka nga zero.

Natyrisht, në këtë mes del i humbur Krotone, që priste të merrte vendin e Kievos në Serinë A, por del i humbur edhe futbolli italian, që ka një imazh mjaft të pistë në arenën ndërkombëtare, pikërisht për histori të tilla “mafioze”. Kievo shpëtoi për momentin, Çezena falimentoi dhe u zhduk si klub, drejtësia bëri një vrimë në ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online