Legjenda e Man Utd dorëzohet: Respekt, nuk kam fjalë për këtë Liverpul!

Ish-mbrojtësi legjendar i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, tha për BT Sport pas përmbysjes së çmendur të Liverpulit kundër Barcelonës: “Kam luajtur për rivalin e madh të The Reds, por nuk mund të mos e them: në këtë moment kam respekt maksimal për këtë klub dhe për këta tifozë. E mrekullueshme, erdhëm për të parë Mesin në finale dhe po shohim një çmenduri.

“Liverpuli ua mori finalen nga duart, me një shpirt gare dhe një shpirt luftarak të pabesueshëm. Ajo që bëri Liverpuli të lë pa frymë. Është fantastike, gjithçka, skenat në stadium, lotët, emocionet, është mahnitëse. Vetëm futbolli ta bën këtë”.

Ndërkaq, ish-sulmuesi i famshëm i Liverpulit, Majkëll Ouen tha: ” Është një nga ato netë që mbeten në histori si më magjiket, në mos nata më e mirë në historinë europiane të Liverpulit. Në Anfield nuk fiton dot askush!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online