Legjenda e Liverpulit tallet me Çelsin: Bornmuthi dukej si… Brazili!

Humbja 6-0 kundër Mançester Junajtid ka futur Çelsin në krizë. E ardhmja e Mauricio Sarrit është në dyshim dhe ai mund të shkarkohet nëse ekipi nuk reagon. Dy transfertat e fundit kanë qenë katastrofave për “Blutë e Londrës, të cilët u mposhtën dhe nga Buremuthi me rezultatin 4-0.

Xhimi Karrager është një legjendë e Liverpulit, pasi zhvilloi gjithë karrierën e tij me atë klub, ndërsa tashmë punon në rolin e komentatorit për ndeshjet e kampionatit anglez. Ish-mbrojtësi ka analizuar formën e dobët të Çelsit, duke bërë një krahasim interesant.

Paraqitjet e fundit të Çelsit në transfertë kanë qenë të dhimbshme dhe mungesa e intensitetit nga ana e lojtarëve është e pabesueshme. Ekipi pret dhe nuk bën presing lart për të rifituar topin. Por kjo është e pamundur, sepse në ekip ka shumë lojtarë mbi 30 vjeç. Lojtarët e Sarrit duhet të jenë agresivë, përndryshe ata e bëjnë Bornmuthin të duket si Brazili. Shpresoj që Sarri të vazhdojë të qëndrojë në postin e tij. Mos të harrojmë që Çelsi ka dhe një finale Kupe për të luajtur. Megjithatë, gjithçka do të varet nga rezultatet e ardhshme”, përfundon Karrager.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online