Stefan Efenberg është një nga lojtarët që kanë shkruar historinë tek Bajerni i Mynihut dhe kombëtarja gjermane. Fituesi i Championsit me bavarezët dhe Botërorit me kombëtaren provon t’i japë një këshillë Tomas Mylerit.
Ish-trajneri i Paderbornit shprehet për mediat se ylli i Bajernit duhet të konsiderojë një transferim jashtë vendit.
“Ai ka bërë epokë tek Bajerni, por ajo po shkon drejt fundit. Ne e pamë këtë tek Shvajnshtaiger dhe Lahm. A i ka ngulur rrënjët e tij këtu, por ky nuk është një kriter që vendos gjithçka kur planifikon të ardhmen. Mendoj se ai duhet të transferohet në një klub jashtë Gjermanisë. Nuk e shoh të gabuar të njohësh një vend tjetër. Është diçka shumë e mirë”, tha 50-vjeçari, i cili pati bërë të njëjtën gjë në karrierën e tij.
Efenberg la Bajernin në vitin 1992 për t’u bashkuar me Fiorentinën, ku luanin yje si Laudrup apo Gabriel Batistuta. Ai gjithashtu u transferua edhe në Katar, tek “Al-Arabi SC”, aty ku mbylli karrierën e tij futbollistike.