Legia fiton me vuajtje, Sadiku ndër të paktët që u shpëton kritikave

Legia e Varshavës duket shumë larg formës së mirë të sezonit të shkuar, sepse e ka nisur keq sezonin e ri dhe rrezikon eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Sot kampionët e Polonisë mundën 2-0 Sandecjan në Varshavë, por luajtën shumë dobët dhe përfituan nga fakti se Sandecja luajti me 10 lojtarë për më shumë se një orë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 71-të dhe i dyti në shtesë, me Legian që vuajti pa fund, ndaj një rivali që nuk u duk inferior as me 10 lojtarë.

Mediat polake kanë qenë të pamëshirshme me Legian, duke versuar me nota shumë më të ulëta lojtarët e saj, sesa ata të Sandecjas.

Ndër të paktën që u shpëtoi kritikave të gazetave dhe siteve polake ishte Armando Sadiku, për të cilin ndër të tjera shkruhet: “Deri tani blerja më e mirë është ajo e Sadikut. Shqiptari ka shënuar 2 gola në sezonin e ri, edhe pse sot nuk shënoi. Ai është një futbollist që jeton falë ndihmës së kolegëve, i cili jep maksimumin në skuadra e ndihmon, përndryshe nuk i krijon dot i vetëm rastet për shënim. Kundër Sandecjas skuadra nuk e ndihmoi thuajse fare, ndaj edhe Sadiku nuk e gjeti golin”. Ndërkaq, në pjesën e dytë u fut edhe sulmuesi italian Paskuato, rival i Sadikut në sulm, por për të mediat polake janë treguar pesimiste, duke veçuar: “Paskuato luajti më shumë se 30 minuta. E vetmja gjë e mirë që mund të thuhet për të është se një herë e një kohë ka zëvendësuar në një ndeshje Alesandro Del Pieron te Juventusi”.

#gameday ????

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online