Nisin protestat pro “Ballist” Morinës

0

Tifozët Kuq e Zi dhe shumë të tjerë kanë dalë sot në protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar që të veprohet urgjentisht dhe të ndalohet me çdo mënyrë ekstradimi i Ballist Morinës nga Kroacia drejt Serbisë.

Ekstradimi i Morinës drejt Beogradit, aty ku ai ngriti dronin me simbolet kuqezi në ndeshjen eliminatore të “Euro 2016” kundër Serbisë, do të ishte praktikisht një dënim me vdekje për të, duke ditur që është kthyer në një armik kombëtar të Serbisë, që e kërkon me çdo kusht.

Protesta përpara kryeministrisë më pas u zhvendos edhe përpara ambienteve të Ambasadës Kroate në Tiranë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.