LeBron James i pafuqishëm ndaj Pacers, Raptors likuidojnë 76ers

Toronto Raptors ka arritur të mundë Philadelphia 76ers me rezultatin 107-119, edhe pse Joel Embiid ishte në një ditë të mirë dhe shënoi 37 pikë e rikuperoi 13 topa. Kawhi Leonard (24 pikë), Serge Ibaka (20 pikë) dhe Kyle Loëry (20 pikë) bashkuan forcën për t’i dhënë triumfin kanadezëve.

Indian Pacers është shumë e fortë për Los Angeles Lakers. LeBron James ishte i pafuqishëm për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, madje arriti të shënojë vetëm 18 pikë, si dhe dha 9 asiste e rikuperoi 7 topa. Pacers në fakt ishin favoritë dhe në fund fituan me rezultatin e thellë 136-94.

Charlotte Hornets janë përmbysur në periodën e katërt nga Los Angeles Clippers, që fitoi 115-117. Kemba Walker shënoi 32 pikë, kurse Jeremy Lamb 22. Gjithsesi në fund ishin Clippers ata që dolën kryelartë nga parketi dhe kjo falë paraqitjes mjaft të mirë të Tobias Harris dhe Lou Williams, të cilët realizuan respektivisht nga 34 dhe 31 pikë.

Blake Griffin me 29 pikët e tij udhëhoqi Detroit Pistons në fitoren 92-105 kundër Neë York Knicks. Boston Celtics ka bërë detyrën kundër Cleveland Cavaliers. Takimi mes tyre përfundoi 96-103.  Paul George (39 pikë, 3 asiste, 8 topa të rikuperuar) dhe Russell Westbrook (“triple-double”: 16 pikë, 16 asiste, 15 topa të rikuperuar) shkëlqyen në triumfin që Oklahoma City Thunder mori kundër Orlando Magic me shifrat 132-122.

Charlotte Hornets-Los Angeles Clippers 115-117
Cleveland Cavaliers-Boston Celtics 96-103
Indiana Pacers-Los Angeles Lakers 136-94
New York Knicks-Detroit Pistons 92-105
Memphis Grizzlies-Minnesota Timberwolves 108-106
Oklahoma City Thunder-Orlando Magic 132-122
Philadelphia 76ers-Toronto Raptors 107-119
Portland Trail Blazers-Miami Heat 108-118

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online