Leao flet si “Djall”: Te Milani për sukses, me Piatek do të jem perfekt

Milani ka sjellë në Milano një talent mjaft interesant, Rafael Leao. 20-vjeçari zbarkoi në Milano për shifrën e 30 milionë eurove, që shkojnë në xhepat e Liles. Sulmuesi do të veshë fanellën me numrin 17. Ai ka thënë fjalët e para si Milanist.

MILANI-“E kam zgjedhur gjithmonë në Play Station sepse ishte një klub shumë i fortë. Shumë legjenda të mëdha kanë luajtur këtu. Kam parë shumë video të Kaka, Rui Kosta, Sedorf e Maldinit. Ata lojtarë të mëdhenj kanë shkruar historinë e këtij klubi dhe të futbollit evropian.”
IDHULLI KUQEZI-“Kaka nuk ishte nga kjo botë. Lojtarët brazilianë janë shumë të talentuar dhe Kaka ka lënë gjurmë të pashlyeshme këtu. Nuk mund ta besoj se kam firmosur me klubin, ku një legjndë si Kaka ka fituar Topin e Artë.”

BASHKËPUNIMI ME PIATEK-“Të luajnë dy sulmues dhe jo një është favor sepse ka më shumë shnace për të shënuar. Njëri mund të qëndrojë në qendër dhe tjetri të lëvizë lirisht sipas rastit. Unë kam ardhur të ndihmoj pavarësisht se në ç’pozicion më vë trajneri. Sa më shumë gola të shënojë Piatek aq më mirë është për ne. Shpresoj të arrijmë sa më shumë suksese.”

FESTIMI ME TELEFON-“Kjo nisi kur luaja me Sportingun dhe babai im nuk mundi të ishte i disponueshëm të më shihte. Që atëherë e bëj këtë shenjë si për t’i thënë babait se shënova një gol për të.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *