Lazaj: Kastriotin e mundim, kemi gabuar me Bojom

Artan Lazaj, përfaqësuesi ligjor i klubit të Luftëtarit, ishte i pranishëm në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Zyrtari i klubit gjirokastrit u shpreh se skuadra e tij tashmë e ka luftën me Skënderbeun dhe jo me Tiranën e Kastriotin. Ish-gjyqtari i Gjykatë së rrethit gjyqësor të Tiranës u shpreh i bindur se skuadra e tij do ia dalë të fitojë në Fushë-Krujë, por nëse zhvillohet një ndeshje futbolli normale.

MBIJETESA – “Ne nuk jem asnjëherë të qetë deri ne momentin e fundit. Çdo ndeshje është finale për ne, sidomos për pozitat ku ndodhet Luftëtari. Ne punojmë nga mëngjesi në mëngjes me shpresë se do ia arrijmë, ndërkohë një objektiv tjetër kryesor për ne është Kupa e Shqipërisë”.

PËRBALLJA ME KASTRIOTIN – “Ne fituam në Krujë dhe ata fituan në Gjirokastër, ky është futbolli. Ndeshja e parë erdhi si pasojë e trajnerëve të gabuar që zgjodhi Luftëtari, ndërsa ndeshje që u mundëm 5 – 1 duhet harruar. Mund të them se do ta fitojmë ndeshjen në Fushë-Krujë nëse na garantohet një ndeshje e qetë, një ndeshje normale.

Kastrioti ka treguar se aty nuk luhet qetë, në ndryshim nga Gjirokastra ku publiku duartroket lojtarët. Nuk është ndonjë shpikje e imja, Kastrioti e ka treguar këtë gjë me raste konkrete. Megjithatë, kemi shpresë që do të luhet qetë kjo ndeshje, sepse nuk i shërben Kastriotit që të prishë ndeshjen. Lufta jonë nuk është me Tiranën, tashmë lufta jonë është me Skënderbeun, janë 27 pikë në lojë”.

DEVOLLI DHE BOJOM – “Një ndër vlerat e Kastriotit është ardhja e Devollit. Njëri prej shumë trajnerëve të rinj, që po bën mirë. Një djalë punëtor dhe agresiv. Kastrioti ka bërë një lëvizje pozitive që ka marrë një lojtar si Bojom, i cili është një ndër mbrojtësit më të mirë në Shqipëri. Ne kemi bërë gabim që e kemi lënë të na ikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *