Latifi-Kairat, Skënderbeu del mbi zero

Kalimi i turit dhe shitja e Liridonit – ju tregojmë se ku mund të shkojë – i rregullon ndjeshëm bilancet e sezonit që lamë pas

Gjergji Stefa

Skënderbeu është skuadra me buxhetin më të lartë në Shqipëri. Lojtarët aty paguhen ndjeshëm më shumë se në klubet e tjera. Kujto, për shembull, ç’ndodhi vitin e shkuar. Salihi dhe Vangjeli, bie fjala, marrin aq shumë, sa me paratë e tyre një ekip i vogël mund të kishte tentuar qëndrimin në Superiore. Nuk u fitua as titulli e as kupa dhe në klub pati një lloj paniku. Çfarë do ndodhë me balancimin e shpenzimeve? Sepse te Skënderbeu funksionojnë me Fair-play financiar të brendshëm. Më shumë se 1 milion euro rroga, si do dalin? Dalëngadalë po ia dalin të shkojnë te zero.

Nga kalimi i turit në Europë fitohet diçka te 450 mijë eurot, ndërkohë që të ardhurat dytësore, e drejta televizive, fondi i solidaritetit, apo dhe shitja e biletave, bëjnë bashkë diçka te 350 mijë eurot. Biletat këtë vit kanë qenë një zë i rëndësishëm. Skënderbeu është skuadra që ka pasur numrin më të lartë të tifozëve në stadium në edicionin e shkuar. Llogaritë thonë që janë arkëtuar më shumë se 200 milionë lekë nga shitja e tyre.

Prapë llogaria nuk del? Atëherë shfaqet shitja e Latifit. Ostende, Genk, Sion apo Grasshoppers. Ai do shkojë te një nga këto 4 skuadra dhe klubi do përfitojë më shumë se 500 mijë euro. Kur të mbarojë Europa, talenti kuqezi do lajmërojë lamtumirën. Jo keq. Dhe në rast se korçarët eliminohen nga Kairati, do jenë financiarisht të qetë. Në një vit ku nuk fituan as titull e as kupë, e madje nuk morën as në Champions, të jesh “zero më zero”, është shumë pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online